Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta sapo pikturoi tatuazhin më të bukur në lëkurën e saj për Ermal Hoxhën!

Rezarta Shkurta sapo pikturoi tatuazhin më të bukur në lëkurën e saj për Ermal Hoxhën!
June 13
19:28 2017

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një nga çiftet më simpatike. Kjo më së shumti për faktin që ata kurrë nuk e kanë mohuar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, madje e kanë shprehur publikisht.

Tani që janë larg pasi Ermal Hoxha po vuan dënimin e tij, Rezi mundohet ta mbajë sërish pasionin ndezur. Herë me muzikë, herë me surpriza të këndshme dhe herë me të voglën e tyre Hera, gjithçka bëhet më e bukur, edhe pse në distancë.

Rezi ka vendosur që surpriza e radhës të jetë një tatuazh që ajo ka bërë në krahë.

“Ermal, gjithmonë krah teje”, – ka shkruar këngëtarja në lëkurë duke e shpërndarë foton në Instastory ku shkruan: “Përgjithmonë”.

Epo, rroftë dashuria! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje