Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta përkujton Enver Hoxhën në ditëlindjen e tij: “Ky nuk është postim politik!”

Rezarta Shkurta përkujton Enver Hoxhën në ditëlindjen e tij: “Ky nuk është postim politik!”
October 16
13:29 2016

Këngëtarja Rezarta Shkurta dihet tanimë që është nusja e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ajo është mjaft e lidhur me familjen dhe historikun e familjes së bashkëshortit të saj dhe në asnjë rast nuk ngurron edhe të ndajë ndjesitë e saj me ndjekësit në rrjete sociale.

Sot që 16 tetori përkon me ditën e lindjes së Enver Hoxhës ajo ka postuar një fotografi ku shfaqet ky i fundit dhe bashkëshorti i saj, Ermali.

“Stërgjyshi dhe babi i Herës. Ky nuk është një postim politik, këtë ua lë të tjerëve ta bëjnë! Por një kujtim familjar. Ata që nuk e kuptojnë dhe thyejnë rregullat në faqen time, shtëpinë time, sigurisht që bllokohen”, – ka shkuar ajo. /Blitz.al/

rezarta

Shperndaje