Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta: Nuk e shoh kurrë këngën që i kam dedikuar Ermalit!

Rezarta Shkurta: Nuk e shoh kurrë këngën që i kam dedikuar Ermalit!
October 11
18:47 2017

Rezarta Shkurta ka qenë e ftuar pak minuta më parë në “Pasdite në Top Channel”.

Në bisedën e saj me moderatoren, Jonida Shehu këngëtarja ka folur për periudhën e vështirë që po kalon pa prezencën e bashkëshortit të saj.

‘Ju besohet që unë nuk e shoh këngën time të fundit. Nuk e di sa klikime ka marrë pasi nuk e di ca bëhet me të. Do të rikthehem në muzikë kur të më këndojë shpirti, tani nuk mundem”, ka thënë Rezi.

Rezarta ka treguar gjithashtu se si ajo edhe Ermali në një situatë të tillë  e gjejnë forcën tek vogëlushja e tyre Hera. E pyetur nga Jonida se si është duke e përjetuar Hera këtë situatë Rezarta është shprehur kështu:

“ Ajo ka qenë shumë e vogël nuk është se e kupton plotësisht. Më vjen keq që nuk e ka njohur ashtu siç duhet, se shikon kukullat që ka edhe mamin edhe babin dhe nuk e bën dot diferencën. Ka jetuar pak me energjinë e keqe se pati një moment që as nuk hante as nuk pinte. “,- ka rrëfyer ajo gjatë intervistës.

Image result for rezarta shkurta vajza

 

Gjykata e Tiranës në muajin qershor ka marrë masën dënim me 10 vite burg për Ermal Hoxhën ./Blitz.al/

Shperndaje