Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta: “Jeta ime është një aktrim”

Rezarta Shkurta: “Jeta ime është një aktrim”
September 10
20:10 2016

Rezarta Shkurta ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha.

Këngëtarja ka treguar për “Prive” se ajo është duke bërë luftë me vajzën adoleshente brenda saj, vajzën nënë, vajzën artiste apo bashkëshorten e “atij” (duke iu referuar Ermalit). Shkurta ka treguar se shtiret kur bën sikur opinioni i të tjerëve nuk i intereson, por thellë brenda saj e vret dhe e detyron  të mos e jetojë jetën siç do, por ta jetojë siç duan te tjerët. “Jeta ime është një aktrim. Fotografia e jetës sime është bardh e zi”, – tha ajo e emocionuar.

“Çdo familje kalon gjëra të pakëndshme, unë nuk jam në kulmin e lumturisë sepse jam e detyruar të rris vajzën vetëm, pavarësisht se kam gjetur dashurinë e jetës, Ermalin.  Në fund të fundit, kush e gjeti lumturinë që të jem unë ajo që ta gjej?”- ka vijuar artistja.

Rezarta tregoi se është e fokusuar te vajza, Hera, sepse është motivi i jetës dhe i lumturisë dhe tek puna e saj si fotografe. Gjithashtu ka  folur për momentet pas arrestimit të  bashkëshortit, duke thënë se ajo nuk donte të lexonte asgjë çfarë thuhej në media, sepse shumë prej tyre për Rezartën  ishin gënjeshtra./Blitz.al/

 

Shperndaje