Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta i rikthehet muzikës me një dedikim për bashkëshortin

Rezarta Shkurta i rikthehet muzikës me një dedikim për bashkëshortin
December 02
10:04 2016

Rezarta Shkurta ka vendosur t’i rikthehet muzikës. Prej kohësh, e gjithë vëmendja e saj i ishte dedikuar së bijës,  fotografisë dhe biznesit, por muzika mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Ajo i ka munguar publikut për një kohë të gjatë dhe këtë herë rikthimi i saj vjen me një dedikim për bashkëshortin, Ermal Hoxha. Përmes një videoje të shkurtër në Instagram, ajo ka prezantuar këngën e re, e cila do të vijë me një videoklip. Për të gjithë kuriozët, Rezarta ka treguar se kjo këngë i dedikohet krejtësisht bashkëshortit të saj, i cili aktualisht ndodhet larg familjes, në burg ku po vuan dënimin. Këngëtarja e quan Ermalin një muzë, gjysmën e saj.

““Gjysma ime”

Ermalit, që është muza ime…

Kjo nuk është thjesht një këngë për mua, por është një copëz e shpirtit që unë vendosa ta ndaj me publikun që më ka mbështetur gjithmonë, edhe në furtunë. Faleminderit Alex që hyre në shpirtin tim dhe shkrove një tekst kaq të ndjerë! Faleminderit për këtë perlë!”- shkruan Shkurta në Instagram.

Kënga do të titullohet “Gjysma ime” dhe padyshim do të jetë një rikthim i bujshëm i këngëtares./Blitz.al/

Komento
Shperndaje