Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, vogëlushja e saj e uron në një mënyrë aspak tradicionale!

Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, vogëlushja e saj e uron në një mënyrë aspak tradicionale!
November 18
12:11 2016

Këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka disa kohë që nuk po publikon këngë të reja, por i është dedikuar biznesit të saj të fotografisë si dhe mëmësisë, feston sot 30-vjetorin e lindjes.

Këtë Rezarta e ka bërë publike me anë të një postimi shumë interesant në Instagram. Ajo ka postuar një video, ku së bashku me vajzën e vogël, Herën, me filtrat e Snapchat-it këndojnë këngën e ditëlindjes. Por kur Rezarta thotë “Gëzuar ditëlindjen për mamin”, Hera e vogël mërzitet. Vetë këngëtarja ka thënë se Hera mërzitet sepse do ta ketë vetëm ajo ditëlindjen.

Ne merzitemi kur themi: Happy birthday mama! Se duam ta kemi vetem vet ditelindjen😂❤️ #30

A video posted by Rezarta Shkurta🦂 (@rezartashkurta) on

Kjo video shumë e këndshme ka marrë menjëherë pëlqimin e ndjekësve të Rezartës, të cilët i kanë uruar ditëlindjen. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje