Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta: E bekuar që të kam në jetën time!

Rezarta Shkurta: E bekuar që të kam në jetën time!
November 19
00:18 2016

Miqësitë mes kolegëve e artistëve nuk janë diçka e rrallë, por kur këto miqësi i mbijetojnë kohës atëherë bëhen të rralla.

Dhe një nga këto miqësi është ajo e Rezarta Shkurtës dhe Zajmina Vasjarit, të cilat janë jo vetëm kolege, por edhe mike të ngushta prej vitesh.

Këtë na e ka treguar vetë Rezarta, e cila njëkohësisht feston edhe ditën e saj të lindjes, me një postim në Instagram, ku shkruan: “Shumë pak veta e dinë që shoqëria jonë ka nisur që në moshën 10 vjeç. Dhe ja sot, mbas 20 vitesh, duke festuar me ty dhe e bekuar që të kam në jetën time”.

Urime vajza dhe gëzuar ditëlindjen Rezarta! /Blitz.al/

 

inshot_20161119_000524

 

Komento
Shperndaje