Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta bashkon “VIP”-at në nismën “Fëmijët për fëmijët” – të gjithë bashkë krah jetimëve!

Rezarta Shkurta bashkon “VIP”-at në nismën “Fëmijët për fëmijët” – të gjithë bashkë krah jetimëve!
April 07
19:50 2016

Rezarta Shkurta, e cila prej kohësh i është përkushtuar pasionit të saj për fotografinë, nëpërmjet videove të ndryshme të postuara në profilin e saj në Instagram ka lançuar fushatën “Fëmijët për fëmijët”.

Në bashkëpunim me gazetarin Eraldo Rexho, nëpërmjet kësaj nisme Rezarta kërkon t’u vijë në ndihmë fëmijëve jetimë. Kjo gjë do të arrihet duke mbledhur të ardhurat që do të vijnë nga shitjet e veshjeve të stiluara nga Suela Brahimllari, me protagonistë fëmijët e personazheve publike të fushave të ndryshme.
Ndër ta përmendim këngëtaren Soni, Ermal Fejzullahun, Vedat Ademin, Çiljetën etj.

Vlen për t’u përgëzuar përpjekja për t’u ardhur në ndihmë edhe atyre fëmijëve të cilët nuk mund t’u gëzohen shumë të mirave si fëmijët e tjerë!

 

Etiketimet
Shperndaje