Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezart Veleshnja i bën “gjyq publik” ish të dashurës: “Kishte 4 lidhje paralele”

Rezart Veleshnja i bën “gjyq publik” ish të dashurës: “Kishte 4 lidhje paralele”
February 10
12:35 2019

Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të pëlqyer të “Portokalli”, por ndërkohë që jetën e tij profesionale dhe artistike e njohim mirë për shkak të projekteve ku merr pjesë, për jetën e tij private dinim shumë pak. Ishte i njohur fakti që aktori ishte në një lidhje prej disa kohësh, por vetëm kaq.

Ditën e sotme, me një sëri postimesh në Instagram ai ka habitur të githë ndjekësit e tij duke publikuar fillimisht një bisedë në Whatsapp, e më pas dedikime dhe ofendime ndaj vajzës që tani është ish-e dashura e tij. Rezarti tregon se ai ka zbuluar që ish partnerja e kishte tradhëtuar, madje ajo mbante 4 lidhje përnjëherësh. Ai nuk ka nguruar ti përmendë emrin gati në çdo postim, madje dhe ti bëj tag, duke i zhvilluar kështu “një gjyq publik”, së bashku me ndjekësit që e mbështesnin.

Ndër të tjera, ai pretendon se po e bën gjithë këtë pasi ajo jo vetëm e ka mashtruar Rezartin por edhe 3 persona të tjerë, ata që ai i quan “hallexhinj”, e ai e di se cilët janë atë. Ndërkohë ai ka treguar dhe detaje si fakti që ka blerë për ish-të dashurën një unazë 8 mijë dollarëshe ose që i është përkushtuar shumë gjatë lidhjes së tyre, por në këto postime nuk ka shenja të kësaj.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje