Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet reperi shqiptar: “Doni luftë? Bujrum! Burri për sedër jeton…”

September 23
10:56 2016

Stresi - Instagram

Që prej sherrit të Cozman dhe Noizy-t, duket se janë nxehur gjakrat midis reperëve shqiptarë. Edhe pse për një periudhë kohe ata i kanë lënë hatërmbetjet dhe iu dedikuan më tepër muzikës, u desh vetëm një shkëndijë për t’i revoltuar sërish.

Ka qenë pikërisht reperi Stresi, i cili para pak minutash ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram. Në të shfaqet një pistoletë e vizatuar ku Stresi është shprehur: “Nëse doni luftë, bujrum, tek e fundit burri për fytyrë e sedër jeton!” – ka thënë ai.

Nuk dihet se kujt i referohet Stresi me këtë shprehje, por me shumë mundësi ky reagim ka ende lidhje me sherrin Cozman-Noizy. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje