Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Nicole Kidman: “Hollywood-i ka vdekur!”

Revoltohet Nicole Kidman: “Hollywood-i ka vdekur!”
September 13
11:33 2016

Aktorja që ka fituar disa herë “Oscar” ka rrëfyer në një intervistë se Hollywood-i është duke përjetuar një periudhë shumë të keqe dhe festivalet janë më të nevojshme se kurrë.

“Nuk mendoj se ekziston më Hollywood-i”, – ka thënë aktorja. “Ne bëjmë filma kudo në botë, i publikojmë kudo në botë dhe Hollywood-i nuk duket kurrkund…” – vazhdoi ajo.

Në vitet e mëparshme, Hollywood-i ka qenë qendra e industrisë së filmit në Amerikë. “Sot ka rëndësi vetëm dëshira për audiencë dhe publicistët po përpiqen të gjejnë mënyra origjinale se si të kapin sa më shumë publik. Festivalet e filmave janë shumë të rëndësishëm tani dhe duhet të punojmë menjëherë për këtë”, – ka përfunduar Kidman.

 

Shperndaje