Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet këngëtarja shqiptare: “Mos guxoni të hidhni baltë mbi Nënë Terezën!”

September 02
15:00 2016

Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku dhe rrjeti e mediat po ziejnë nga informacionet për shqiptaren.

Sigurisht, nuk mungojnë as shkrimet e personat që përpiqen të japin një imazh tjetër të Nënë Terezës, ndryshe nga ç’e njohim në të vërtetë, duke hedhur baltë mbi figurën e saj.

Pikërisht për këtë kategori personash, Rosela Gjylbegu ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale.

“Se mos guxon njeri të fillojë të na japë ‘mend’ për Nënë Terezën këto ditë të shenjtërimit të saj!” – e nis statusin e saj në Facebook këngëtarja 29-vjeçare.

Më pas ajo shkruan: “Nuk i takon ASNJËRIT prej nesh të gjykojë atë dhe figurën e saj, sidomos kur “kemi” lejuar që familja e saj të shuhej në varfëri e skamje e në anonimitetin më të madh, sidomos kur nuk i është lejuar asaj as t’i përcjellë ata në banesën e fundit e sidomos kur prej saj mund të mësojmë vetëm të jemi njerëz më të mirë në këtë botë që është bërë kaq pak e mirë”.

Për ta mbyllur statusin e saj në rrjetin social, Rosela jep një mesazh për të gjithë shqiptarët: “Sikur çereku prej jush këtu të kish bërë çerekun e çerekut, të çerekut, të çerekut të asaj që ka bërë ajo për njerëzit në nevojë, anekënd botës, sot e përgjithmonë do e qepnit gojën dhe do luteshit me shpirt e zemër për një SHQIPTARE që gjithë bota konsideron të SHENJTË! Zoti qoftë me ju e me shpirtin tuaj”!

Vëmendja e gjithë botës do të drejtohet nga Vatikani që nesër në mëngjes e deri në përfundimin e ceremonisë ditën e diel. /Blitz.al/

Shperndaje