Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Jennifer Aniston: “Shtatzënë nuk jam, por e velur po!”

Revoltohet Jennifer Aniston: “Shtatzënë nuk jam, por e velur po!”
July 13
09:56 2016

Që prej fillimit të muajit maj, në media u përhap me shpejtësi lajmi se Jennifer Ansiton është shtatzënë. Lajmi u shoqërua edhe me disa foto të saj, ku dukej se kishte një bark më të madh se më parë e ku shihej vazhdimisht në shoqërinë e bashkëshortit të saj, me të cilin pati edhe probleme, Justin Theroux.

Por duket se gjithë këto thashetheme e kanë revoltuar Aniston, e cila ka treguar për “People” se asgjë nuk është e vërtetë. “Shtatzënë nuk jam, por e velur po!” – ka thënë ajo.

Më tej ka vazhduar të tregojë se sa keq ndihet që si femër ajo targetohet vazhdimisht për faktin nëse është apo jo shtatzënë. “Nuk e kuptoj se pse njerëzit i lidhin femrat gjithnjë me riprodhimin. Ne mund të kemi aspirata të ndryshme në jetë dhe në këto aspirata për disa femra mund të mos jenë fare as lindja e fëmijëve dhe as të qenit partnere e dikujt. Ne e zgjedhim vetë çfarë duam të bëjmë me trupin dhe jetën tonë. Mjaft na kategorizuat të gjithave njëlloj!”

Ajo gjithashtu është ndier keq për faktin se paparacët vazhdimisht kanë qenë në kërkim të “barkut” të saj të shtatzënisë. “Më kanë fotografuar duke ngrënë një hamburger dhe menjëherë më kanë uruar për fëmijën imagjinar që pres. Kjo është absurde! Më i sikletshëm është fakti se prej këtyre hamendësimeve pa asnjë bazë, familjarë, miq dhe kolegë të mi nisën të më dërgojnë lule dhe dhurata për të më uruar…”, – ka përfunduar Aniston.

Komento
Shperndaje