Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Erion Braçe, u bën moral pushuesve

Revoltohet Erion Braçe, u bën moral pushuesve
August 05
15:03 2016

Një fotografi e shkrepur në një nga plazhet e Shqipërisë e ka çuditur deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe. Bëhet fjalë për një foto të cilën deputeti e ka ndarë me fansat e Instagram-it, ku shfaqet një djalosh i cili mban një radhë me libra në duar dhe një çantë në shpinë. Ai ka dalë për t’u shitur libra pushuesve. Një ndodhi të tillë nuk e kemi hasur shpesh më parë pasi në të shumtën e rasteve shiten petulla, fara luledielli, letra bixhozi, por rrallëherë libra. Deputeti e ka quajtur këtë djalë një super hero:

“Një super hero,
shpërndan libra në plazh, libra!

Nuk mund të zgjidhte më bukur, por më vështirë se kaq!

Kam kaq ditë shoh të blejnë petulla, Redbull, birrë, fara luledielli patjetër, por libra hiç.

Lexo o njeri, nuk të vret!”- shkruan deputeti në Instagram.

Me të vërtetë një zgjedhje jo e zakonshme, por për t’u përgëzuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje