Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Edlira Çepani: Do të dal në protestë për arsyen që kam dalë gjithmonë, për vajzën dhe familjen time

Revoltohet Edlira Çepani: Do të dal në protestë për arsyen që kam dalë gjithmonë, për vajzën dhe familjen time
September 22
18:41 2016

Edlira Çepani nuk mund të mungonte në protestën e organizuar përpara parlamentit. Ajo së bashku me vëllain e saj, Arbër Çepani, kanë kërkuar dhe protestuar gjithmonë për të drejtat e popullit.

Edlira, pak përpara protestës, ka shkruar një status në Facebook ku tregon se i kanë thënë të mos bashkohet në këtë protestë sepse nuk ka zgjidhje në këtë vend. Fjalët e njerëzve e kanë revoltuar Edlirën dhe pavarësisht se çfarë i kanë thënë të tjerët, ajo përsëri nuk është dorëzuar.  Çepani vazhdon të mbrojë të drejtat e këtij populli, madje shprehet se çdo gjë e bën për të mirën e vajzës dhe familjes së saj.

“Mos dil te protesta më thanë se ka fytyra të dyshimta. Mos dil te protesta më thanë se ka njerëz të korruptuar. Mos dil te protesta më thanë se ç’të duhet ty, ti e ke mundësinë me ik jashtë. Mos dil te protesta më thanë se nuk ka zgjidhje për këtë vend. Kot del më thanë, se asgjë s’do arrish! Mos dil më thanë se është shashkë, duan të mbulojnë kanabis!. Po kur të na valojnë sëmundjet çfarë të bëj? – u thashë. Kur të dalin fëmijë me dy koka? Të kujtohem që s’dola se s’më pëlqente njëri/njëra aty dhe e lashë fare? Apo se ç’më duhej mua? Apo se duhej të pastroja shtëpinë? Apo se do më hiqnin farefisin nga puna? Apo se ishte shashkë po me atë rast dhe u aprovua? Çfarë t’i them vajzës sime kur të më pyesë se pse nuk fola e pse i lashë një vend të qelbur trashëgimi? T”i them që dëgjova ca injorantë dhe u binda të mos flas atëherë kur isha në kohë dhe kur mundja? Jo! Sot në 17:30 do dal te Parlamenti, për arsyen që kam dalë gjithmonë, për vajzën time dhe për familjen time! Gjërat e tjera janë llafe kot për ata që kanë qejf të rrinë në kafene”- ka shkruar ajo./Blitz.al/

edlira

Shperndaje