Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Anxhela Peristeri: “U mbush kupa! Njërën fytyrë e përdorin për shtirje, tjetrën për lëpirje!”

Revoltohet Anxhela Peristeri: “U mbush kupa! Njërën fytyrë e përdorin për shtirje, tjetrën për lëpirje!”
September 22
19:27 2016

Anxhela Peristeri njihet për karakterin e saj të butë, të ëmbël e të çiltër, por këtë herë ajo ka treguar se mund të “shpërthejë” si të gjithë ne. Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram nga ku mund të kuptojmë se është mjaft e revoltuar.

Ajo  shkruan: “E tmerrshme çfarë njerëzish ekzistojnë! Më besoni që nuk kam pasur as kohë dhe as dëshirën më të vogël për t’u marrë me jetën e tyre të “ndyrë”, por tani u mbush kupa! Po e shkruaj këtë status (për herë të parë se nuk jam tipi që merrem me statuse të tilla) për t’i thënë këtij njeriut që të gjitha gjërat merren vesh. Gjithsesi, unë të fal dhe të falënderoj që të paktën e shqipton mirë emrin tim! Mbrapa krahëve të mi mund të thuash ç’të duash, madje të lejoj edhe të më vrasësh. E keqja e njerëzve me dy fytyra është që njërën e përdorin për shtirje e tjetrën për lëpirje”.

Mbetet akoma enigmë fakti se kujt i drejtohet Anxhela apo kush e ka bërë që të flasë në një gjuhë të tillë, por dimë se duhet të ketë qenë një arsye e fortë. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje