Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Anjeza Shahini: “Artin tim e bëj kur të dua dhe sa herë të dua!”

Revoltohet Anjeza Shahini: “Artin tim e bëj kur të dua dhe sa herë të dua!”
June 24
10:16 2016

Anjeza Shahini ka qenë që prej edicioneve të kompeticionit “Ethet e së premtes” një prej këngëtarëve më të dashura të publikut. Të gjithë e mbajmë mend jo vetëm për triumfin në këtë konkurs por edhe për faktin që Anjeza ka qenë përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në “Eurovizion”, duke arritur të zërë një nga vendet e para aty, duke vendosur një rekord që nuk është ‘thyer’ nga asnjë tjetër këngëtar-përfaqësues deri më tani.

Por  diçka që vihet re dhe komentohet është se Anjeza Shahini, me gjithë talentin që ka dhe dashamirësinë e publikut ndaj saj, nuk është shumë prezente në skenat shqiptare. Mesa duket, këto fjalë kanë shkuar edhe në veshin e vetë këngëtares që ka vendosur të reagojë nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook.

“Artin tim e bëj kur të dua e sa herë të dua. Nuk më ka ndaluar e as më ka drejtuar dot një parti apo një drejtor. Sa për arritjet e mia pas Eurosong 2004, ttë cilën e konsideroj arritje madhështore për një fëmijë 16 vjeçarë, fansat e mi të vërtetë e dinë shumë mirë se çfarë u kam dhuruar gjatë viteve dhe pse në kushte modeste” – ka thënë Anjeza.

Ndërkohë ajo ka vazhduar të thumbojë të gjithë ata që e arrijnë suksesin lehtësisht duke thënë se “Arti ka faza, ka çmime, ka sadisfaksion, ka hidhërime, ka edhe brryla”. Ajo nuk ka preferuar t’i referohet emrave konkret se kujt ju drejtohet, duke e mbyllur fjalën e saj me një ironi të hollë: “Nejse, të jemi mirë me shëndet, pa kjo ka rëndësi…”

Anjeza Shahini - Facebook

Komento
Shperndaje