Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revoltohet Adelina Berisha: “Mos ma prekni privatësinë pa ditur asnjë të vërtetë!”

Revoltohet Adelina Berisha: “Mos ma prekni privatësinë pa ditur asnjë të vërtetë!”
March 12
13:02 2017

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Prive”, është përfolur se këngëtarja Adelina Berisha ka filluar një marrëdhënie të re.

Ky lajm nuk është pëlqyer aspak nga këngëtarja, e cila ka vendosur të sqarojë ndjekësit nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot në emisionin “Prive” është përfolur për mua që jam në lidhje. Desha ta demantoj këtë lajm, nuk është e vërtetë, unë jam single dhe kur të kem diçka të re do ta merrni vesh të gjithë. Ju lutem mos më prekni në privatësi pa ditur asnjë të vërtetë”,- shkruan Adelina.

Nga postimi ajo duket e revoltuar, madje është shprehur qartë se do të flasë vetë për të rejat e saj. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se kur dhe çfarë gjërash të reja do të tregojë Adelina./Blitz.al/

 

Shperndaje