Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revista prestigjoze amerikane për Dafina Zeqirin: “Këngëtarja shqiptaro-suedeze, një yll që duhet ndjekur!”

Revista prestigjoze amerikane për Dafina Zeqirin: “Këngëtarja shqiptaro-suedeze, një yll që duhet ndjekur!”
November 08
19:55 2017

 

Vetëm dy ditë na ndajnë nga publikimi i albumit të parë me produksion të huaj të Dafina Zeqirit, të titulluar “King”.

Prej mëse 3 vitesh larg Shqipërisë dhe Kosovës, Dafina bashkëpunoi me producentë të ndryshëm, të cilët i sollën asaj këngë si “Four Seasons” bashkë me French Montanan dhe “Told Ya”. E tashmë do të kemi mundësinë të shijojmë një album të tërë me këngë të tilla në këtë album.

Ditën e sotme, prestigjozja Harper’s Bazaar i ka kushtuar këngëtares shqiptare një artikull të gjatë, ku flet për projektin më të ri të Dafinës.

“Këngëtarja shqiptaro-suedeze është një yll që duhet ndjekur dhe stili i saj RnB i miksuar me Pop, i orientuar drejt feminizmit e vërteton një gjë të tillë”, – shkruan Harper’s Paazar. “Një projekt i tillë [King] nuk mund të gjente ditë më të mira për të parë dritën e diellit sidomos tani, në nisjen e fushatës #MeToo dhe rritjes së numrit të denoncimeve së femrave ndaj ngacmimeve seksuale në Hollywood”.

Nga ana tjetër, Dafina ka shpjeguar në një intervistë për këtë revistë edhe kuptimin e titullit të albumit, si dhe shpjegimin që qëndron pas cover-it zyrtar të albumit.

“Unë shpresoj shumë që me këtë album të frymëzoj dhe t’u jap të gjithëve shtysën për të qenë ‘mbretër’… sepse unë dua që çdo grua, çdo vajzë të dijë që ne jemi MBRETËR!”, – shprehet Dafina.

“Siç e shihni, në cover mund të aq emra sa mundëm të vendosnim aty, emra të grave që luluftuan për barazi, luftuar për të drejtat, luftuat për ëndrrat e tyre sepse në shumë vende akoma nuk mund të luftosh për ëndrrat e tua”, – shpjegon këngëtarja shqiptare.

Intervistën e plotë të Dafinës në Harper’s Baazar mund ta gjeni këtu: http://www.harpersbazaar.com/culture/art-books-music/a13447531/dafina-king-ep/

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje