Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Revista e njohur britanike interviston Era Istrefin. Ja se me kë e krahasojnë…

Revista e njohur britanike interviston Era Istrefin. Ja se me kë e krahasojnë…
October 06
09:31 2016

Era Istrefi vazhdon të korrë sukses jashtë kufijve të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Revista britanike “The Independent” ka intervistuar këngëtaren shqiptare për të mësuar diçka më shumë mbi projektet e reja. Shkrimi nis me një krahasim të Erës me dy këngëtaret Rihanna dhe Sia dhe shton se mjafton të dëgjosh hitin e saj “Bon Bon” dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Era ka rrëfyer se ka shumë që e krahasojnë me dy nga zërat më të bukur femërorë në muzikë.

“ Më kanë thënë që kam shumë të përbashkëta me Rihannën dhe Sian  dhe jam përshkruar si “ fëmija i tyre i dashurisë”. Por duhet thënë se është një sfidë e madhe pasi të duhet të kalosh shumë nivele për të arritur atë çfarë ato kanë bërë për karrierat e tyre”,- është shprehur Era.

Era ka vijuar duke u shprehur se ndihet shumë e lumtur. “Më herët shqiptarët mendonin se nuk ishin mjaftueshëm të mirë për botën, por tani gjithçka ka ndryshuar. Jam shumë e lumtur që jam një nga ata persona që i kanë kaluar ato limite, aq më shumë që jam bërë e njohur me një këngë shqiptare”.

Këngëtarja ka rrëfyer gjithashtu emocionet e mbrëmjes kur ka dhënë koncertin e saj të parë për Vitin e Ri 2016. “Ishte një nga të preferuarit e mi sepse isha praktikuar shumë, por fatkeqësisht harrova ta filmoja. Nuk po i përfshij koncertet ku kam kënduar “playback” pasi  asnjëherë nuk i kam ndier 100%.  Gjëja e vetme që do të doja të ndryshoja në industrinë muzikore në Shqipëri janë performancat “playback” në skenë”, – ka përfunduar këngëtarja./Blitz.al/

era

Read my latest interview on independent.co.uk 💕 g’night my loves 🌛

A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on

Komento
Shperndaje