Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Replikat e Olti Currit me Fjoralba Ponarin, ironia në rrjetet sociale dhe akuzat për bullizëm

Replikat e Olti Currit me Fjoralba Ponarin, ironia në rrjetet sociale dhe akuzat për bullizëm
May 09
13:22 2019

Olti Curri është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, sidomos për shkak të faktit që ai i shfrytëzon ato për të ndarë e shkëmbyer mendime me ndjekësit për çeshtjet e aktualitetit, showbiz-it dhe gjithçkaje që na rrethon. Sigurisht pothuajse të gjitha postimet ai i shoqëron dhe me ironinë apo humorin që e karakterizojnë.

Të tilla janë dhe video-t që ai ka postuar së fundmi, ku lapsuse të ndryshme të të njohurve shqitarë apo videot virale në internet, i komenton në mënyrën e tij. Ja ku është një shembull, ku në shënjestër është Minisitri i Jashtëm, Gent Cakaj:

 

View this post on Instagram

 

Zbulohet versioni i plote i poezise se Ministrit te Jashtem Gent Caka 🤨

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Në të njejtën linjë është dhe kjo video që ai ka postuar dje, ku ironizon një lapsus të moderatores së “E Diell”, Fjoralba Ponarit:

 

View this post on Instagram

 

Dy fjale rreth bukurise profesionale…😁

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Por mesa duket, video-ja nuk është pritur dhe aq mirë nga Fjoralba që ka filluar të replikojë me Currin që në komentet e postimit:

Sipas saj video-ja nuk është e plotë dhe nëse nuk do ishte prerë, Olti nuk do kishte me “ç’të kënaqte popullin”. Që në fakt tregon se moderatorja ka një ide disi të gabuar në lidhje me atë që kënaq popullin shqiptar, por gjithsesi.  Ndërkohë sipas blogger-it, lapsusi që ka bërë mjafton për të bërë ironinë në video.

Por siç ndodh në këto raste, kjo çeshtje nuk mund të ngelej me kaq dhe pak orë më pas shkoi menjëherë në story-t e dy të përfshirëve, në atë që tani është kthyer në një debat të mirfilltë. Ishte Fjoralba e para që bëri këtë “sqarim” në lidhje me mesazhet që i kishin ardhur për video-n e lartpërmendur:

Pra në këtë stad Olti akuzohet për ofendim dhe bullëzim nga ana e moderatores. Dhe ai i përgjigjet këtyre fjalëvë kështu:

Replika përmbyllëse e Fjoralbës me të është ky postim:

Dhe në fakt, pavarësisht gjithë kësaj çeshtje, nuk e kuptoj pse duhe të përmendej dhe rasti i rëndë social, i vajzës së ndjerë që për shkak të kërcënimeve i dha fund jetës pak ditë më parë. Pse duhej që nga një çeshtje rrjetesh sociale, showbiz-i dhe ironie Instagrami të prekte dhe këtë temë delikate, për të cilën duhet folur shumë, por jo në këtë mënyrë. Personazhet duhet të kenë shumë kujdes me atë që përcjellin si bullizëm tek ndjekësit e tyre. Megjithatë, kjo ështe dhe fjala, nuk dihet apo jo e fundit, e Oltit në lidhje me qëndrimin e tij për videon:

E në fakt, me zhvillimin e rrjeteve sociale dhe përdorimin në masë të tyre, numri i njerëzve të fushave të ndryshme që ironizohen, bëhen meme, madje dhe “tallen” deri në teprim,  është rritur shumë. Mjafton të kujtojmë që një nga personazhet që vihet në shënjestër të videove apo postimeve në Instagram është kryetari i opozitës., madje dhe pas protestave. Ndërkohë që Portokallia prej vitesh ironinë dhe imitimin në mënyrë groteske të shumë personave e bën çdo të dielë në mbrëmje në ekran dhe të gjithë qeshin me të. Ndoshta janë shprehur se nuk i pëlqen mënyra si imitohen, por jo se janë ndjerë të ofenduar nga kjo. Le të mos flasim për Fiks Fare që nuk mbahet mend se për sa kohë, trajtimin e lapsuseve në televizione e ka si rubrikë.

Gjithsesi secili e ndjen në mënyrë të ndryshme dhe mendon ndryshe për ironinë apo se si shfaqen në postimet e të tjerëve dhe e drejta e replikës është njësoj si e drejta e fjalës së lirë. Argumentat gjithsesi, mund të komentohen.

Thënë kjo, këtu keni një video, ku yjet më të mëdhenj të showbiz-it botëror dhe jo vetëm, lexojnë komentet negative që bëhen për ta në rrjetet sociale dhe qeshin…Ok? U kuptuam? Qeshin!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje