Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi shqiptar zbulon të dashurën e parë: “Ajo s’ka për ta parë hiç këtë emision!”

Reperi shqiptar zbulon të dashurën e parë: “Ajo s’ka për ta parë hiç këtë emision!”
May 14
10:40 2019

Image result for don phenom

Së fundmi reperi i njohur Don Phenom ka qenë i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova ku ka treguar se tashmë është në një lidhje me një vajzë shqiptare, identitetin e së cilës nuk dëshiron ta zbulojë.

Por veç kësaj ai ka treguar emrin e të dashurës së parë që ka patur në moshën 13 vjeçare dhe bëhet fjalë për një vajzë nga Porto Rika.

“E dashura ime e parë ka qenë kur isha 13 vjeç, është portorikane e ka emrin Shaolin dhe nuk ka për ta parë hiç këtë emision! Të përshëndes!”- ka thënë Don Phenom duke qeshur.

Më tej reperi ka treguar se ka patur edhe një vajza ekrani të dashur, por nuk ka zbuluar emër, për shkak se respekton të dashurën aktuale. Siç shprehet edhe vetë ai “Nuk dua të ofendoj atë që kam në shtëpi!”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje