Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi shqiptar në një rrëfim të sinqertë: “Për të arritur te paratë, kam bërë plot të zeza”

Reperi shqiptar në një rrëfim të sinqertë: “Për të arritur te paratë, kam bërë plot të zeza”
November 06
13:54 2016

375707_815336188491906_1588310167_n

Muzika hip-hop sa vjen dhe bëhet më prezente në skenat shqiptare, kjo sepse publiku e pëlqen këtë rrymë dhe është një ndër më të kërcyerat edhe në “club”-e. Një nga reperët e rinj që i është shtuar muzikës hip-hop në Shqipëri dhe Kosovë është Getinjo.

Duke qenë se kënga e tij e fundit titullohet “O moj pare”, ai është pyetur nga gazetarë të emisionit “Express rozë” se si ka arritur të ketë para, si ia ka nisur të ketë një ekonomi të mirë. Getinjo shumë i sinqertë është përgjigjur se fillimisht i është dashur të bëjë gjëra që tani nuk i bën më vetëm për të fituar disa para. “Kam bo plot të zeza, ndonjë send që është ilegal”, – është shprehur Getinjo. Paratë që ka fituar i kanë hapur rrugën. Por sipas tij, kjo nuk lidhet me muzikën sepse aty ka ecur falë talentit dhe menaxhimit të mirë. Getinjo ka treguar se nëse nuk do të kishte vepruar ashtu, nuk do të kishte as ku të flinte. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje