Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi shqiptar ndihmon njerëzit në nevojë me rastin e Kurban Bajramit

Reperi shqiptar ndihmon njerëzit në nevojë me rastin e Kurban Bajramit
August 11
14:14 2019

Dita e sotme është një ditë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin. E ndërsa disa zgjedhin që të kalojnë me familjet e tyre, disa të tjerë, si reperi shqiptar Azet, përpiqen të ndihmojnë dhe ta ndajnë këtë rast të veçantë me njerëzit në nevojë.

Në fakt, jo rrallë herë i kemi parë artistët nga Kosova, përfshirë këtu dhe reperët, që t’i ndihmojnë familjet e varfra në ditët e shënuara të besimit mysliman. Kështu ka ndodhur dhe sot, teksa Azet ka përfituar nga rasti që ndodhet në Kosovë, për të blerë ushqime dhe për t’ja dhënë atyre njerëve që kanë nevojë në Podujevë. Fillimisht ai i uron ndjekësve të tij “Me fat Bajramin” me anë të kësaj videoje:

Dhe i shpjegon që ka vendour të vizitojë disa shtëpi, për t’i çuar ushqime e gjithçka tjetër, në mënyrë që të mos i mungojë asgjë në këtë ditë.

Ai ka postuar dhe momentin që ka shkuar në Podujevë:

Dhe në fund, e quan “misionin” e tij të përfunduar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fakt, është mirë të shohësh ata që munden, t’i ndihmojnë të tjerët në raste të tilla, sidomos reperët që pavarësisht se shpesh herë në artin e tyre mund të shfaqen dhe si arrogantë apo mëndjemëdhenj, atëherë kur ka rëndësi zgjedhin të bëjnë gjënë e duhur. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje