Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi Noga tregon të vërtetat e Kristelës në Top Channel

Reperi Noga tregon të vërtetat e Kristelës në Top Channel
October 07
18:52 2016

Një nga personazhet që u vu në qendër të vëmendjes këtë verë ishte reperi nga Kosova, Noga, me ndarjen nga bashkëshortja e tij, Kristela Gjoka.

I ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, reperi ka treguar se si ka nisur e gjithë historia me moderatoren.

Sipas tij, që në fillim të lidhjes së tyre, familja e vajzës nuk ka qenë dakord me marrëdhënien e tyre dhe kjo për arsyen e vetme se Noga ishte mysliman. Në momentin që familja e aktores kuptoi se reperi vinte nga një familje e pasur, atëherë ky qëndrim ndryshoi.

I pyetur nëse arsyeja e ndarjes ishte fakti se Kristela nuk dëshironte të jetonte me të ëmën e tij, Noga ka thënë: “Ne jemi njohur prej 3 vitesh dhe bashkëjetuam rreth 2 vite. Kristela e ka ditur që në fillim se unë jam fëmijë jetim dhe nuk do ta lija nënën të jetonte vetëm. Kam qenë i vendosur. Këtë e ka ditur që në fillim”. Ai më pas ka treguar se ky është përdorur si justifikim nga Gjoka për t’u larguar.

Përveç kësaj, Noga ka shpjeguar edhe se si është larguar moderatorja nga marrëdhënia me të.

“Kishim rezervuar biletat për në Turqi, ku do të iknim me pushime pas dasmës. Ajo kishte shkuar te prindërit e saj për një vizitë, siç bëhet zakonisht dhe rrugës për ta marrë me vete mora një telefonatë nga babai i saj, i cili më tha se Kristela nuk do të kthehej më”, – ka rrëfyer Noga.

Për sa i përket shtatzënisë së Gjokës, reperi ka përsëritur edhe një herë akuzat se ish-bashkëshortja e tij e ka abortuar fëmijën në muajin e 6-të: “Ajo ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në muajin e 6-të. Për këtë mund të pyesni mjekun që ka kryer abortin te materniteti “Mbretëresha Geraldinë””. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje