Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi i njohur shqiptar i habit të gjithë! Përgatit një dokumentar mbi jetën e tij

Reperi i njohur shqiptar i habit të gjithë! Përgatit një dokumentar mbi jetën e tij
November 06
13:19 2016

capital2

Capital T është një nga reperat më të pëlqyer shqiptarë. Momentalisht ai po shijon famën e këngës “Lejla” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe 2PO2. Mirëpo siç duket Capital T, edhe pse i ri në moshë, ka shumë për t’i treguar publikut rreth jetës së tij.

Në emisionin “Express Rozë” është thënë se Capital T po përgatit një dokumentar autobiografik për të treguar gjithçka rreth jetës së tij. Ai ka premtuar se ky dokumentar do të përmbajë histori dhe detaje nga jeta e Capital T që askush nuk i ka ditur më parë.

Reperi ka thënë se po punon intensivisht me një ekip dhe se vitin e ardhshëm ky projekt do të jetë gati. Mbetet vetëm për t’u parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje