Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi i famshëm në një lidhje me ish-të dashurën e djalit të tij?

Reperi i famshëm në një lidhje me ish-të dashurën e djalit të tij?
July 26
11:19 2019

Po e lexuat mirë në titull. Mesa duket reperi, producenti dhe biznesmeni Puff Diddy është në një lidhje me 22-vjeçaren Lori Harvey. Të paktën kështu thonë burimet pranë tyre, për tabloidet ndërkombëatare të showbiz-it dhe kjo foto, e cila është kapur mbrëmjen e së mërkurës në SoHo:

 

View this post on Instagram

 

Oop! Okay! #Diddy and #LoriHarvey were spotted together in NYC taking a lil’ stroll 👀👀 (📸: Backgrid)

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom) on

Siç mund ta shihni, Diddy dhe Lori janë në veshje gati të njejta dhe shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, dhe me reperin që duekt pak si kapur në “faj”. Për ju që nuk e dini, 22-vjeçarja është e bija e moderatorit të famshëm në Amerikë, Steve Harvey, i cili kohët e fundit u pa duke kaluar pushimet në Shqipëri.

Dhe mbi të gjitha, Lori Harvey është ish- e dashura e djalit 25-vjeçar të reperit, Justin Combs. Ndërkohë që ka pasur dhe një lidhje të shkurtër para pak muajsh me Trey Songs.

Megjithatë sipas TMZ, ata të dy janë thjesht shumë miq me njëri-tjetrin, por udhëtimet e shumta ku ka qenë bashkë, daljet në publik dhe kombinimi mes tyre duket se kanë bërë që thashethemet për një lidhje të mundshme të shtohen.

Këtë thonë dhe përdoruesit e Instagram, të cilët në foton e tyre së bashku kanë vënë në dukje diferencën e madhe në moshë që kanë, por sigurisht dhe faktin që nëse fjalët për një romancë janë të vërteta, ajo mund të konsiderohet si njerka e ish-të dashurit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje