Blitz

 Breaking News

Reperi i famshëm ndërron jetë në moshën 21-vjeçare

Reperi i famshëm ndërron jetë në moshën 21-vjeçare
December 08
16:25 2019

Juice Wrld, artisti i ri i talentuar ka ndëruar jetë në moshën 21 vjeçare, pasi pësoi një goditje në aeoportin ”Midway” të Chicagos.

Sipas TMZ, fluturimi i Juice, emri i vërtetë i të cilit ishte Jarad Anthony Higgins, sapo kishte mbërritur në aeroport, kur reperi ka pësuar një krizë. Dëshmitarët okularë dhe policia konfirmuan se në momentin kur ambulanca erdhi në vendngjarje, ai kishte pësuar hemorragji dhe ishte në gjendje të rëndë.

Teksa transportohej drejt spitalit 21-vjeçari ishte përmendur, por fakteqësisht, vetëm pak kohë pasi mbërriti në urgjencë ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

Karriera e Juice Wrld arriti majat e suksesit në vitin 2018, teksa me këngën e tij “Lucid Dreams” u rendit në vendin e dytë në klasifikimin Billboad dhe u bë i njohur në të gjithë botën. Më pas ai punoi me Nicki Minaj, Lil Yachty dhe së fundmi me Travis Scott. Reperi sapo kishte nënshkuar një marrëveshje me “Interscope Records”, nga e cila do të përfitonte miliona dollarë. Juice Wrld mbushi 21 vjeç të hënë e kësaj jave.

Të prehet në paqe! /Blitz.al/

Share