Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperi i famshëm amerikan “kërcënon” Grammy Awards!

October 25
16:31 2016

NEW YORK, NY - SEPTEMBER 04: Kanye West performs during Puff Daddy and Bad Boy Family Reunion Tour at Madison Square Garden on September 4, 2016 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Live Nation)

 

Nëse Frank Ocean nuk nominohet në Grammy Awards, Kanye West do të bojkotojë ceremoninë!

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili ka thënë në koncertin e tij në Oakland, Kaliforni, se do të bojkotojë ceremoninë më të rëndësishme të muzikës në SHBA.

“Lady Gaga nuk ishte e nominuar për Best New Artist, apo jo? Por ata donin që ajo të performonte në ceremoni, ata donin që ajo ta hapte këtë ceremoni”, – ka thënë 39-vjeçari. “Pra, Grammy-t në mënyrë sekrete ndryshuan diçka për nominimet, në mënyrë që Gaga të nominohej e kështu të performonte në ceremoni”.

“Tani Frank Ocean, nga ana tjetër, është një vokal i paparë, që po lihet jashtë Grammy-t, në rregull?” – ka shtuar reperi në mes të turmës së Oakland. “Meqenëse ai ka një album të tërin vokal, askush nuk kujtohet të thotë diçka për të. Ai është albumi që kam dëgjuar më së shumti këtë vit”.

Më pas ai ka dhënë edhe ultimatumin: “Nëse ai album nuk dominohet në asnjë nga kategoritë, unë nuk do të shfaqem në ceremoni”.

Të themi të drejtën, Akademia Muzikore do të ishte e lumtur nëse West nuk do të shfaqej në ceremoni, pas asaj që Kanye tha ndaj Grammy-t vitin e kaluar, ku i bëri për ujë të ftohtë.

Ocean nuk është marrë në konsideratë nga anëtarët e Akademisë sepse nuk arriti dot datën e fundit kur pranoheshin propozimet për Grammy 2017. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje