Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reperat i përgjigjen ministrit Tahiri: E pamundur të bësh klipe pa armë!

Reperat i përgjigjen ministrit Tahiri: E pamundur të bësh klipe pa armë!
November 26
21:08 2016

Gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, është diskutuar edhe për debatin e ngritur mbi përdorimin ose jo të armëve nga ana e artistëve në daljet e tyre.

Pas prononcimit të ministrit Saimir Tahiri, i cili sqaroi më tej qëndrimin e  tij dhe arsyet se përse e bëri një thirrje të tillë, ka qenë radha e reperave – kategorisë më të prekur nga kjo fushatë – për të dhënë mendimin e tyre.

Ndër ata që kanë folur ka qenë reperi kosovar Duda, i cili fillimisht është shprehur se ata që bëjnë këtë muzikë nuk janë çuna të këqij, pavarësisht se si shfaqen. Sipas tij, armët që përdoren nëpër klipe nuk janë të vërteta dhe nëse një video është konceptuar të jetë e zhanrit aksion, nuk mund t’i ndalojë askush për të përdorur edhe armë.

Ndërkohë, Mozzik tha se mund të merret leja e policisë për gjithçka, pra duke mbështetur tërthorazi të njëjtën ide të Dudës.

Pak më i drejtpërdrejtë është Stresi, i cili shkurt shprehet se në jetën reale ato nuk duhen mbajtur, por për në videoklipe është e pamundur t’i ndalojnë t’i përdorin.

E pra, duket se reperat janë në një mendje: vështirë ta imagjinosh muzikën e tyre në një mënyrë tjetër.

Komento
Shperndaje