Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rënia e Kanye West!

Rënia e Kanye West!
November 22
13:21 2016

Vetëm pak ditë më parë, Kanye West u bë kryetitull i lajmeve të bujshme të mediave rozë dhe kjo për shkak të deklaratave të tij anti-Hillary Clinton, pro-Donald Trump dhe akuzave ndaj Jay Z e Beyonce.

Pasi ndërpreu koncertin në California me vetëm 3 këngë të performuara dhe i dha miqësisë së tij me Bey e Jay goditjen e fundit, Kanye anuloi të gjithë turneun e tij, “The Saint Pablo World Tour”, duke zhgënjyer totalisht fansat e tij. Si të mos mjaftonte kjo, ai është shtruar tashmë në spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe fizik.

Deklaratat kundër mikut të tij, Jay Z, duket se nuk janë anashkaluar pa një veprim nga ana e reperit të “99 Problems”. Kompania që menaxhon Kanye-n, në pronësi të Jay Z, duket se ka hequr nga lista e artistëve krijuesin e “Famous”. A është kjo “goditja” e vetme e reperit nga Brooklyn? Sigurisht që jo!

Duke qenë se Kanye është edhe pjesë e Tidal, nuk dihet nëse Jay do ta largojë edhe nga kompania “streaming”. Gjithçka ia lëmë ditëve në vazhdim. /Blitz.al/

 

cxzudshxeaesdep

Komento
Shperndaje