Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Renee Zellweger: Pushova gjatë. Do t’i rikthehem kinematografisë

Renee Zellweger: Pushova gjatë. Do t’i rikthehem kinematografisë
June 10
10:08 2016

Renee Zellweger  gjashtë vitet e fundit nuk është parë shumë në botën e kinematografisë. Duket se aktorja ja ka kushtuar vetes këtë kohë, duke udhëtuar në botë me të dashurin e saj muzikant Doyle Bramhall.

Në një intervistë për Vogue, në numrin e korrikut ajo ka rrëfyer se i ka shijuar së tepërmi pushimet.

“Kam udhëtuar nëpër Azi me një miken tim, kam marrë trenin në Vietnam dhe kam ecur në këmbë përtej kufirit të Kamboxhias.” – është shprehur aktorja. Por pushimet nuk kanë qenë mënyra e vetem për të shfrytëzuar kohën e lirë për aktoren 47 vjeçare. Mbrëmjet dhe darkat me familjen dhe të dashurin kanë qenë pjesë e kësaj  periudhe të qetë të Renee.

Megjithatë fituesja e Oskarit  ka vendosur të rikthehet dhe aktualisht është në Londër duke punuar mbi filmin Bridget Jones’s Baby, tashëm gati për t’ju rikthyer aktrimit. “Bridget është rritur pak si personazh, por sërish i duhet të përballet me disa pasoja”- është shprehur Zellweger.

Etiketimet
Shperndaje