Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Renato Mekolli – Robert Aliajt: Informohu mirë dhe ji i kujdesshëm!

Renato Mekolli – Robert Aliajt: Informohu mirë dhe ji i kujdesshëm!
September 27
20:20 2016

Konkurrenti i “Dance With Me”, Renato Mekolli, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook dy raste të këngëtarëve grekë që këndojnë shqip. Me këto postime, ai i referohet anëtarit të jurisë së spektaklit, Robert Aliaj, që shprehu haptazi shijen jo të mirë që i la këndimi i një kënge greke nga Renato.

“Ja grekët, zoti Robert Aliaj, duke kënduar shqip në TV grek.
Duhet të informohemi pak më mirë dhe të jemi pak më të kujdesshëm kur flasim para miliona teleshikuesve që na ndjekin.
Lefteris Pantazis, Glikeria dhe shumë këngëtarë të tjerë këndojnë shqip.
Në TV grek, në koncertet e tyre dhe kudo.
Kënga dhe arti na bashkon!
Kaq nga unë dhe e mbyll këtu.
Ju përqafoj të gjithëve!”- shkruan Renato Mekolli.

Mbrëmjen e djeshme të spektaklit “Dance With Me”, konkurrenti Renato Mekolli këndoi një këngë greke me ftesë të moderatores Alketa Vejsiu, veprim që nuk u prit aspak mirë nga Robert Aliaj.

Ky i fundit u shpreh se performanca në fjalë nuk i la aspak shije të mirë. Sipas tij, një shqiptar nuk ka pse të këndojë këngë greke pasi asnjë grek në vend të Renato Mekollit nuk do kishte kënduar shqip. /Blitz.al/


Komento
Shperndaje

Na pelqeni ne facebook