Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Renato dhe Laura, fituesit e “Dance With Me 3”

December 19
23:49 2016

download

Spektakli i vallëzimit në Tv Klan, “Dance With Me” ka mbyllur sot maratonën e kërcimit në një finale të madhe. 6 çiftet e konkurrentëve janë vënë përballë njëri-tjetrit dy e nga dy për të fituar kupën e madhe.

Dj Vicky dhe Jessy Hennesy, Bora Zemani dhe Alban Ramosaj, Nard Ndoka dhe Greta Koçi, Arnita Beqiri dhe Besmir Bitraku, Laura Nezha dhe Renato Mekolli, Fjolla Morina e Xum Allushi prej javësh na kanë shoqëruar çdo të hënë përmes performancave të tyre në vallëzim në zhanre të ndryshëm muzikore.

Tre çiftet e fundit në garë kanë qenë Greta dhe Nardi, Laura dhe Renato, Arnita dhe Besi. Nata finale e këtij spektakli është mbyllur me fitoren e Renato Mekollit dhe Laura Nezhës. Moderatorja Alketa Vejsiu gjatë spektaklit pohoi se Xum Allushi do të jetë pjesë e kastit të personazheve që do të marrin pjesë në spektaklin “Your Face Sound Familiar 2”. /Blitz.al/

Shperndaje