Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rekordi i Getoarit: Më shumë femra se gjithë të tjerët

Rekordi i Getoarit: Më shumë femra se gjithë të tjerët
September 05
13:03 2016

Një nga reperët dhe producentët që ka një kohë të gjatë në tregun muzikor shqiptar e kosovar  dhe që u ka mbijetuar viteve është Getoar Selimi.

Përveç këngëve të njohura me grupin, Tingulli 3NT dhe Babastars, ai njihet edhe për bashkëpunimet me këngëtarë të ndryshëm të skenës, këngë të cilat janë shndërruar në hite të padiskutueshme, pavarësisht sezonit apo kohës kur janë publikuar.

Ai me siguri do të mbahet mend për bashkëpunimet me disa nga këngëtaret më seksi të skenës. Çiljeta, Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismajli, Tuna, Luana dhe Fatime Kosumi kanë të gjitha të paktën një bashkëpunim me Getin. Përpos kësaj, të gjitha këto bashkëpunime janë kthyer në hite që në momentin që janë publikuar.

Kujtojmë bashkëpunimin me Çiljetën “Dridhe”, atë me Elvana Gjatën në “Të dy”, “Ai është i trent” me Fatime Kosumin, “Më merr” me Soni Malaj. Pa harruar edhe “Krejt e din” me Genta Ismajlin, “MMV” me Tunën dhe së fundmi me Luana Vjollcën, “Tirana Lifestyle”.

 

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje