Blitz

 Breaking News

Rekordi i Cristiano Ronaldos në Instagram

Rekordi i Cristiano Ronaldos në Instagram
January 29
11:55 2020

Jemi mësuar ta shohim Cristiano Ronaldon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në fushën e blertë, megjithatë ai ka treguar se di të jetë numri një dhe në vende të tjera.

Rekordi që ka thyer së fundmi i përket rrjeteve sociale, ose më saktë Instagram-it. Futbollisti portugez është bërë i pari personazh që arrin shifrën e 200 milionë ndjekësve në këtë platformë, duke lënë dukshëm mbrapa Ariana Grande-n, The Rock dhe Selena Gomez, që e rrëzoi nga froni i Instgaram-it në 2016-ën.

Pikërisht në këtë vit, ai u bë i pari person që arrinte 200 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, ndërsa tani i ka vetëm në njërën prej tyre, tregues i qartë ky i ndikimit dhe influencës që ylli i Juventus-it ka në botën sportive dhe jo vetëm.

Sigurisht që llogaria më e ndjekur në Instagram, mbetet ajo e vetë platformës, me 330 milionë ndjekës, por Ronaldo është personazhi me më shumë “followers”, duke marrë dhe titullin e përhershëm si “I pari që bën 200 milionë”. Ndoshta shumë prej jush ende debatojnë kush është më i miri i viteve të fundit në futboll, Messi apo Ronaldo, por të paktën në rrjetet sociale nuk ka vend për diskutime.

/Blitz.al/

Share