Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Regjisorja shqiptare habitet nga ajo që i bënë policët

Regjisorja shqiptare habitet nga ajo që i bënë policët
July 26
10:56 2016

Regjisorja Alda Bida ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Facebook një ndjesi personale për sa i përket një gjesti të mirë që policia rrugore ka bërë kundrejt saj, në orët e para të mëngjesit. Regjisorja kishte harruar makinën hapur dhe djemtë me uniformat e policisë e kishin njoftuar për këtë gjë.

“E impresionuar…mbrëmë rreth orës 01:00 në telefon më njoftonin se makina ishte lënë e hapur…Ishin ata që netët i kalojnë zgjuar në patrullim, djemtë me uniformë të Komisariatit Nr.2. Me qetësinë e përkujdesjen e tyre më bënë të harroj “buletinët e lajmeve me luftë”…më bënë të besoj…më bënë të besoj…të them faleminderit! Emrat nuk ua mësova, por jam e bindur se KJO ËSHTË POLICIA QË DUAM!” – ka shkruar tejet e kënaqur Bida.

Ndërkohë që edhe ndjekësit e saj duket se e kanë pëlqyer këtë postim të Aldës. /Blitz.al/

Alda Bida - Facebook

 

Komento
Shperndaje