Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Regjisori John Carney falje publike Keira Knightley-t: “Më vjen turp nga vetja që kam thënë gjëra të tilla!”

June 02
10:08 2016

Regjisori John Carney, i cili e ka drejtuar Keira Knightley në një muzikal komedi romantike në vitin 2013, ka kërkuar falje për mënyrën se si iu përgjigj një pyetjeje mbi aktoren në një intervistë për “The Independent”.

Në një status në Twitter,ai ka sqaruar gjithçka: “Më vjen turp nga vetja që kam thënë gjëra të tilla dhe kam qenë duke analizuar se çfarë mund të thonë të tjerët për mua. Jam përpjekur të zgjedh të mbyll “vrimat” në punën time dhe ia kam hedhur fajin dikujt tjetër. Keira ka qenë një profesioniste dhe i është dedikuar filmit duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin e tij”.

Carney gjithashtu shkruan se i ka ofruar një falje private aktores, përveç kësaj publike.

Në intervistën e tij për “The Independent”, regjisori ka kritikuar aktoren Knightley, e nominuar dy herë për çmimin “Oscar”, duke thënë: “Keira ka një turmë miqsh pas vetes që e ndjek kudo, kështu që e ka të vështirë që ta çojë një punë deri në fund. Sa më shumë përpiqesha ta bëja këtë punë të funksiononte, aq më shumë konkludoja se ajo vazhdonte të shfaqej si një këngëtare që i binte kitarës. Nga kjo mësova se kurrë nuk duhet të bëj një film me supermodele përsëri”.

Shumë kolegë kanë reaguar. Joy Gorman ka thënë se Keira në punën e saj është një ëndërr absolute, profesionale, e sjellshme dhe e bukur.

Regjisori e ka përmbyllur faljen e tij duke thënë se kjo është diçka që ai nuk do mund ta justifikojë dot, por nuk do të përsëritet më. Të gjitha këto ai i ka “firmosur” me  komentin: “Nga një regjisor që ndihet si një idiot komplet”.

Shperndaje