Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Refuzuan ta veshin për shkak të përmasave, stilisti i njohur i bën një ofertë Bebe Rexhës për ceremoninë e çmimeve Grammy

Refuzuan ta veshin për shkak të përmasave, stilisti i njohur i bën një ofertë Bebe Rexhës për ceremoninë e çmimeve Grammy
January 23
13:33 2019

Më herët këtë javë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ‘çoi në djall’ të gjithë stilistët dhe dizanjerët, të cilët refuzuan ta veshin për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Me anë të kësaj video-je në Instagram ajo shprehu të gjithë pakënaqsinë e saj lidhur me këtë problem, duke “ngritur zërin” që të fuqizohen femrat e të dashurojnë trupat e tyre.

Mesa duket Bebe nuk do të mbetet dhe për shumë kohë pa një veshje për natën e rëndësishme të muzikës, pasi stilisti i njohur Michael Costello është ofruar publikisht që të punojë me të. Ai ka folur për TMZ duke thënë se: “Nuk i vë faj që është e mërzitur, e kam mikeshë prej shumë kohësh dhe në fakt jam çuditur që nuk ka konaktuar me mua që në fillim sepse do të isha i lumtur të bëja një veshje për të.”

Gjithsesi Costello, i cili në 2014 veshi Beyoncen në Grammy’s, thotë se oferta është ende e vlefshme dhe madje i ka dalë kundër kolegëve të tij dizenjues: “Në djall të shkojnë ata që duan të veshin vetëm vajzat e masës 2 ose vetëm ata që do prezantojnë çmimet. Unë e kam filluar karrierën time duke veshur vajza të thejshta ose personazhe të listës D. Kam qenë shumë me fat që stilistët të njohur e kanë parë punën time dhe më kanë dhënë mundësinë të arrij këtu. Të tjerët duhet ti kishin dhënë një mundësi Bebe-s, ajo është një femër shumë e bukur, me forma, e talentuar dhe me këmbë në tokë.” Ndërkohë kjo është veshja që Michael bëri për Beyonce-n në 2014, ku duket qartë talenti i tij:

E nëse do ti jepet mundësia të punojë me artisten e hitit “Meant to be” ai do të bënte për të një veshje seksi, që do të nxirrte në pah të gjitha format e saj. Plus, Costello njihet si fatësjellës në ceremonitë e mëdha, dhe mund të bëj që Bebe Rexha të fitojë Grammy-n e parë në karrierë. /Blitz.al/

Share