Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Red Hot Chili Peppers së shpejti me album të ri

Red Hot Chili Peppers së shpejti me album të ri
May 06
11:15 2016

Grupi i njohur i rrokut, Red Hot Chili Peppers, ka deklaruar ditën e mërkurë se do të nxjerrë albumin e radhës, 5 vite pas atij të fundit.
Banda muzikore nga Los Anxhelosi deklaroi se albumi i 11-të i realizuar do të titullohet “The Gateway” e do të dalë në treg më 17 qershor të këtij viti.

Këtë herë, Red Hot Chili Peppers nuk ka bashkëpunuar me producentin veteran të njohur Rick Rubin, i cili është kujdesur për të gjithë albumet e bandës që nga ai i vitit 1991, “Blood Sugar Sex Magic”.

Në vend të Rubin është zgjedhur një tjetër producent i njohur, Danger Mouse, i cili ka punuar në rrymën hip-hop dhe së fundmi është kujdesur për albumin e këngëtares Adele, “25”.

Grupi i rrokut ka menduar ta promovojë albumin e ri “The Gateway”, duke marrë pjesë në një sërë koncertesh, si “Fuji Rock” i Japonisë, “Roskilde” në Danimarkë në Reading apo Leeds të Anglisë apo në 25-vjetorin e “Lollapalooza”-s.

Etiketimet
Shperndaje