Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rebel Wilson: Shtova peshë me dëshirë për t’u dukur më “funny”

Rebel Wilson: Shtova peshë me dëshirë për t’u dukur më “funny”
July 04
13:33 2016

Aktorja Rebel Wilson u bë shumë e njohur për të gjithë me rolin e saj në komedinë “Bridesmaids” në vitin 2011 ndërkohë që vazhdoi të rriste suksesin e saj me filmin “Pitch Perfect” në 2012-n. Në fakt, aktorja konsiderohet si një nga yjet më “buçko” dhe sërish pëlqehet e duhet nga njerëzit pikërisht për faktin se pesha i jep shumë karakter dhe potencë roleve të saj.

Duke qenë se Hollivudi jep zakonisht imazhin e femrave me forma perfekte trupore, është vënë gjithnjë në pikëpyetje fakti se Rebel Wilson as nuk mendon të heqë dorë nga pesha e saj dhe se kurrë nuk ka dhënë shpjegime për këtë gjë. Këtë herë ajo ka thyer heshtjen duke treguar se pas rolit të saj të parë, reagimi i publikut e ka bërë që të mos ndryshojë asnjëherë peshën që ka. “Njerëzit kanë qeshur shumë me mua dhe mendoj se një arsye e madhe për këtë është për shkak të peshës. Duhet të pranojmë, buçkot janë më “funny””, – ka thënë vetë aktorja.

Ndërkohë që ka theksuar faktin  se nëse do të ishte më e dobët nuk do të kishte suksesin që ka sot sepse sipas saj, janë disa batuta specifike që të “shkrijnë gazit” dhe mund ti bëjnë vetëm vajzat që janë mbi peshë.

Rebel Wilson ka thënë gjithashtu se kurrë nuk do të ndryshonte trupin e saj për disa standarde që ka vendosur Hollivudi dhe i këshillon edhe koleget e saj të bëjnë të njëjtën gjë. “Nuk mund të jem vetja nëse nuk konsumoj një picë gjatë xhirimeve. Nuk mund ta luaj një rol nëse më kufizojnë diçka që unë pëlqej”, – ka përfunduar ajo.

 

Shperndaje