Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Real 1 dhe Dj Blunt ironizojnë Gjikon live në “Xing me Ermalin”

Real 1 dhe Dj Blunt ironizojnë Gjikon live në “Xing me Ermalin”
April 21
22:16 2018

 

Mbrëmjen e sotme, ashtu siç është mësuar edhe nga rrjetet sociale të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ishin të ftuar dy reperat e njohur, Dj Blunt dhe Real 1.

Ata ishin të përfolur gjatë kësaj kohe për sherrin e bujshëm me Ledrin ,Gjikon dhe menaxherin e tyre, Faton Shoshi.

Siç pritej, reperat kanë ironizuar rivalët e tyre menjëherë sapo kanë hyrë në emision, edhe pse kanë zgjedhur të mos flasin tepër për këtë zënkë.

Duke marrë shkas nga ardhja e tij me shapka dhe papuçe në emision, Real 1 u shpreh: “Kam ardhur me papuçe. Vetëm nuk janë Guçi, por Muçi”.

Dhe menjëherë pas kësaj, ai ngriti këmbët lart për të treguar papuçet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje