Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Top Awards ndaj 2Po2 : “Mendojmë që ju jeni artist më i madh se kaq”

Reagon Top Awards ndaj 2Po2 : “Mendojmë që ju jeni artist më i madh se kaq”
May 27
17:10 2016

Mëngjesin e sotëm, pas shpalljes së kandidaturave për çmimet që do të ndahen në Top Awards në 24 qershor, reperi me origjinë nga Kosova, Besnik Canolli “2Po2”, ka reaguar i pakënaqur për faktin se emri i këngëtarit Flori Mumajesi ishte vendosur përpara emrit të tij në nominime.

Menjëherë pas reagimit të tij, faqja zyrtare e Top Awards në Facebook, ka komentuar në post duke  vlersuar artistin dhe duke u bërë thirrje të gjithëve që të votojnë për këngën e tij.

“Përshëndetje dhe faleminderit për ndihmën! Mendojmë që ju jeni artist më i madh se kaq, për të vënë re një lapsus (që ne e korrigjojmë pa statuse fyese dhe pa zhurmë). Suksese të mëtejshme në bashkëpunimet tuaja! Dhe fansa të 20 viteve, mos harroni të votoni 2PO2 ft. Flori Mumajesi – “Gone Girl” në: topawards.top-channel.tv.

top Awards koment në facebook

top Awards koment në facebook
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje