Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Rocco Siffredi: Penisi? Tabuja e fundit…

Reagon Rocco Siffredi: Penisi? Tabuja e fundit…
July 09
10:14 2016

Ai ka qenë pjesë e më shumë se 1700 filmave porno gjatë gjithë karrierës si aktor, ama nudoja e tij vazhdon të shkaktojë skandal!

Pas ‘gjyqit’ që ju bë nga lexuesit e revistës që vendosi të nxjerrë një artikull ku Rocco Siffredi shfaqej komplet nudo (Lexo këtu), ai flet për të përjavshmen “Grazia”.

“Më surprizoi fakti që një gazetë kaq e shquar më kërkoi të pozoja nudo dhe mendova: “Bota ka ndryshuar”! Porn ë të vërtetë qenkam gabuar; penisi është tabuja e fundit!” – shprehet Rocco.

“Mendoja se francezët ishin para nesh përsa i përket veshjeve. E vërteta është se vetëm nudoja femërore lejohet. E madje shumë… Organi mashkullor thërret idenë e seksit dhe të anës kafshërore që ekziston tek çdokush prej nesh. Kjo gjë vazhdon të na vërë në siklet, por pikërisht për këtë vazhdojmë ta kërkojmë, e dëshirojmë!” – shton ai me tone revolte, pas fjalëve të lexuesve se do të mendonin të mos kryenin abonimin me revistën pikërisht prej zgjedhjes për të postuar foto të këtij lloji.

Më pas, Siffredi komenton edhe reagimet e familjarëve të tij:

“Bashkëshortja ime buzëqeshi. Ajo është një grua e lirë, kështu ka qenë gjithmonë. Nëse i pëlqen nja djalë, kërkon ta shohë nudo, nuk skandalizohet prej një organi të pambuluar. Ndërkohë fëmijët e mi më kritikuan duke më thënë të zvogëloja pak barkun!”

Etiketimet
Shperndaje