Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Olta Gixhari: Po pres të më thonë me kë më kanë bërë çift…

Reagon Olta Gixhari: Po pres të më thonë me kë më kanë bërë çift…
September 24
13:30 2016

Aktorja seksi Olta Gixhari shpesh është përfolur në rrjet për marrëdhëniet e saj. Pas ndarjes së fundmi nga 22-vjeçari Xhek Nasufi mendohej se ajo ishte “single”, por ditën e sotme në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se ajo shoqërohet me një biznesmen nga Tirana, i cili është i marrosur pas saj.

Gjithashtu shkruhet se aktorja nuk dëshiron të dalë hapur për këtë lidhje, pasi kërkon ta mbajë të fshehtë sa më shumë.

Gjithsesi, një lajm i tillë i ka bërë përshtypje vet Oltës, e cila vetëm para pak minutash ka reaguar në profilin e saj në Facebook. Ajo shfaqet e habitur nga një gjë e tillë, pasi lë të kuptohet se nuk është aspak në dijeni kujt i referohen mediat kur thonë se ajo është lidhur.

“Sot më 24/9/2016 mora vesh nga portalet dhe mediat online që dikush, një biznesmen i madh, është i marrosur pas meje. Meqenëse unë s’njoh asnjë të tillë dhe meqë mediat emrin ende s’ia dinë, s’më mbetet veçse të pres dhe të shoh me kë më kanë bërë çift! E derisa pena e tyre e ndritur të vendosë t’ia shkruajë emrin, unë do të mbetem përsëri single”, – shkruan Olta.

Kështu, me këtë shkrim Olta u thotë të gjithëve se është ende “single”, ndryshe nga sa përflitet. /Blitz.al/

statusi-olta

Komento
Shperndaje