Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Mozzik ndaj drejtuesve të “On Records”: Erdha me këmbë të thyer tek ju, më ofenduat dhe kërcënuat!

Reagon Mozzik ndaj drejtuesve të “On Records”: Erdha me këmbë të thyer tek ju, më ofenduat dhe kërcënuat!
January 10
15:23 2018

Padyshim që lajmi i ditës sot përsa i përket showbizit shqiptar është ky: Mozzik dhe Getinjo largohen nga “On Records” dhe tashmë kanë nisur menjëherë të tregojnë publikisht hatërmbetjet e tyre, fill pasi të gjitha këngët e këtyre këngëtarëve janë fshirë ngë Youtube.

Pas Getinjos, ka qenë Mozzik që ka dashur të thotë disa fjalë. Reperi ngulmon se talentin dhe vullnetin për punë ai e ka pasur vetë dhe nuk është rastësisht i njohur dhe i suksesshëm. Sipas tij, drejtuesit e “On Records” kanë fituar shumë para nga koncertet e tyre dhe vetë reperat kanë marrë shumë pak nga çfarë është fituar, si dhe nuk janë suportuar siç duhet.

“Unë kam nënshkruar punë, jo fyerje dhe kërcënime e shumë gjëra të tjera!” – ka thënë Mozzik referuar faktit se menaxheri i tyre në një prononcim për “Indeksonline” është përgjigjur se ata do të ballafaqohen në gjyq sepse kanë prishur kontratën.

Gjithashtu Mozzik shprehet se nuk ka ndjerë asnjëherë vlerësim prej tyre dhe nuk i është thënë “Bravo” për çfarë ka bërë, e më pas teksa ka mbyllur shkrimin e tij gjithsesi ka falënderuar për kohërat e bukura.

“Faleminderit për këto vite me diell dhe me shi. Ju jam mirënjohës për të mirat!” – e ka mbyllur ai reagimin e tij në Instagram. /Blitz.al/

Shperndaje