Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon Marion Cotillard: Nuk kam pasur asgjë me Brad Pitt, jam shtatzënë me partnerin tim

Reagon Marion Cotillard: Nuk kam pasur asgjë me Brad Pitt, jam shtatzënë me partnerin tim
September 22
10:07 2016

Marion Cotillard ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe gjithashtu ka mohuar thashethemet se mes saj dhe Brad Pitt ka pasur një lidhje. Më herët, në fillim të kësaj jave, lajmi i ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt, një prej çifteve më të famshëm, i ka surprizuar të gjithë. Cotillard ka shkruar një mesazh të gjatë në Instagram, duke zbuluar lajmin e shtatzënisë dhe për të hedhur dritë mbi thashethemet e fundit.

“Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i fundit rreth lajmeve që qarkulluan 24 orë më parë dhe që më përfshinë edhe mua.  Nuk jam mësuar t’i komentoj gjërat si kjo  dhe as t’i marr seriozisht. Pikë së pari, para disa vitesh unë kam njohur mashkullin e jetës sime, babain e djalit dhe fëmijës që po pres. Ai është dashuria ime, miku im më i mirë dhe personi për të cilin kam nevojë. Së dyti, për të gjithë ata që kanë thënë se unë jam shkatërruar nga këto lajme, dua të them se jam shumë mirë”,- ka shkruar aktorja.

“Së fundi, uroj shumë që Angelina dhe Brad, dy persona të cilët i respektoj shumë, të gjejnë paqe në këtë moment të trazuar. Me gjithë dashurinë time, Marion”,- ka përfunduar ajo.

Marion dhe Brad Pitt luajnë bashkë në një film thriller me spiunë të së ardhshmes  dhe kimia e tyre është përshkruar si elektrike.

Një burim tha për “PageSix” se Jolie kishte punësuar një dedektiv privat sepse ajo mendonte se Brad flirtonte me Marion në xhirime dhe sipas dedektivit rezultoi e vërtetë.

Jolie paraqiti kërkesën e saj të divorcit ditën e hënën, me motivin “Për të mirën e familjes”, dy vite pasi çifti u martua  në Francë në pronën e tyre Chateau Miraval./Blitz.al/

 

...

Komento
Shperndaje