Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon këngëtarja shqiptare: “Lërjani Kosovës dialektin e saj, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharakë”

Reagon këngëtarja shqiptare: “Lërjani Kosovës dialektin e saj, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharakë”
October 09
20:26 2016

Kohët e fundit është kthyer në modë që këngëtarë shqiptarë, si ata të Kosovës ashtu edhe ata të Shqipërisë, shkruajnë tekste në gegërisht, duke e kthyer këtë në trendin e fundit. Mirëpo jo rrallë herë na ndodh të kuptojmë se disa këngëtarë ngjajnë mjaft të shtirur kur këndojnë në dialektin kosovar, thjesht sepse kjo nuk është natyrale për ata.

irma-libohova-e1460472267274-780x439

Të njëjtën gjë ka vendosur ta shprehë hapur Irma Libohova, këngëtarja e mirënjohur e skenave shqiptare. Në Instagram, ajo ka postuar një poster i cili thotë: “Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip! Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinalë, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharakë!”

14593689_10210437940135394_226099832_n-1

Në postim duket që Irma nuk ka asgjë kundër këngëve dhe këngëtarëve të Kosovës, ajo thjesht nuk pëlqen mënyrën se si disa këngëtarë shqiptarë përpiqen të këndojnë në këtë mënyrë vetëm për t’u bërë më trendi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje