Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon babai i Stresit: Arrestimet e tim biri, presion për të më trembur mua

Reagon babai i Stresit: Arrestimet e tim biri, presion për të më trembur mua
October 29
16:18 2016

Problemet e reperit të njohur Arkimed Lushaj  me policinë kanë shqetësuar edhe familjen e tij. Dy ditë më parë, Stresi është shoqëruar në komisariat sërish. Në një intervistë për “Bluetooth”,  babai i reperit ka rrëfyer, sipas tij, arsyet e vërteta të arrestimeve të njëpasnjëshme të të birit. Sali Lushaj është shprehur se gjithçka ka ndodhur për të provokuar pikërisht atë dhe se këto ngjarje kanë prapavijë politike.

“Nuk e di pse e kanë kapur me ne. Ndoshta s’kanë ç’të më bëjnë mua dhe merren me djalin, presin që t’i provokojë, që nga rasti kur Stresi u largua nga komisariati. Unë kam shumë miq edhe në polici dhe më kanë thënë që duan provokimin më të vogël. Unë vetë i kam thënë Stresit të bindet nëse policia e ndalon. Duhet t’i bindet asaj që ata thonë. Nuk ka faj policia në këtë mes”,- është shprehur babai i reperit gjatë intervistës.

Ai ka shpjeguar se edhe vetë ai, jo vetëm Stresi, është provokuar dhe se kjo është një situatë absurde.

“Ndoshta se me mua nuk do t’ia dilnin. Më kanë provokuar një natë, më ra dikush me makinë, më çuan në komisariat, më mbajtën shtatë orë pa asnjë arsye dhe në fund më liruan”.

I pyetur nga gazetari, z. Lushaj është shprehur se shqetësohet se mund të ndodhë diçka më e rëndë, si për shembull mund t’i vënë diçka në trup apo në makinë. Në fund ai ka shtuar se edhe tri herë në ditë ta shoqërojnë Stresin, ai nuk do të bjerë pre e provokimeve. “Policët në këtë rast nuk kanë asnjë faj”, – ka përfunduar babai i Stresit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje