Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon babai i Noizy-t: Ishin të përgatitur, kishin kamera me vete. Policia e Kosovës, e paaftë

Reagon babai i Noizy-t: Ishin të përgatitur, kishin kamera me vete. Policia e Kosovës, e paaftë
September 15
10:30 2016

Pasditen e së martës, në Prishtinë, jashtë ambienteve të një hoteli, dy nga reperat më të njohur, Noizy dhe Cozman, janë përplasur me armë me njëri-tjetrin. Pak ditë pas ngjarjes, babai i Noizy-t, njëkohësisht edhe menaxheri i tij, ka reaguar për “Summer Pages”, duke u shprehur se Cozman do të përgjigjet për atë që ka bërë.

“Noizy është shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Është gjuajtur me një pistoletë kalibër shumë të vogël dhe ka marrë një gërvishtje të lehtë në këmbë. Nuk është aspak e vërtetë që është plagosur në kokë. Noizy të martën në mbrëmje ka performuar në Ferizaj me program të plotë. Madje salla ku është mbajtur koncerti ka qenë më plot se herët e tjera”, – shprehet Bashkim Rajku.

Ai është shprehur se lajmin e plagosjes së djalit të tij e ka marrë vesh nëpërmjet mediave dhe menjëherë është nisur për në Kosovë. Por ende mbeten të pazbuluara arsyet e vërteta të konfliktit, i cili çoi në plagosjen e Noizy-t dhe mikut të tij Varrosi, edhe pse fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ja se si e ka shpjeguar babai  i reperit  ngjarjen:

“Ata kanë qenë të përgatitur për ta frikësuar, sepse kanë qenë edhe me kamera me vete. Kanë menduar se Noizy do t’u dorëzohej që ta poshtëronin, por kur e kanë parë veten të shtrirë për tokë, atëherë kanë qëlluar me armë. Po kjo është një pabesi që i është bërë, sepse askush nuk i gjuan tjetrit në shtëpinë e vet. Edhe pse kanë qenë me armë në dorë, Noizy prapë i ka rrahur, i ka sakatuar. Kjo është historia”. Mirëpo Bashkim Rajku ka kritikuar gjithashtu policinë e Kosovës duke e quajtur të paaftë pasi nuk ka arritur të mbrojë të birin kështu që Noizy-t i është dashur të vetëmbrohet.

“Për sa i përket Policisë së Kosovës, shumë e dobët, shumë e paaftë. Ka qenë aty kur është zhvilluar ngjarja dhe s’ka mundur të bëjë asgjë. Është dashur që Noizy të vetëmbrohet. Noizy me grushte dhe ata me armë”, – përfundon Bashkimi.

Fatmirësisht nga kjo përplasje me armë zjarri nuk ka pasur viktima dhe të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona, mes të cilëve edhe reperi Cozman, të cilët mbeten në burg deri në gjykim./Blitz.al/

 

Shperndaje